Sipas ish-deputetit Pavle Bogoevski, ekzistojnë faktorë të brendshëm por edhe të jashtëm të cilët punojnë kundër ineresave strategjike të vendit.
Në emisionin “Samo visitina”, Bogoevski theksoi se ka struktura të jashtme të cilët dëshirojnë që Maqedonia e Veriut të mos jetë pjesë e Bashkimit Evropina, por problem është që edhe nga brenda ka të atillë që punojnë kundër që Maqedonia e Veriut të anëtarësohet në BE.
Duke u përgjigjur në pyetje, Bogoevski theksoi se pajtohet me deklaratën e kryeministrit Kovaçevski i cili tha se partia E majta dhe kryetari i saj janë rrezik për rrugën evropiane të vendit, ndërsa Mickoski është peng i tyre.
“Në programin e tyre, partia E majta ka theksuar se nuk dëshirojnë që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së dhe për këtë shkak, po, ata janë pirmomanë politik për interesat tona strategjike”, tha Bogoevski.
Ai shtoi se deri në daljen e partisë E majta, bashkësia ndërkombëtare ka arritur të frenojë OBRM-PDUKM-në për vendimet strategjike por pas daljes së partisë E majta, strukturë që e thotë publikisht se nuk na duhet BE dhe NATO, por bashkëpunim më të afërt me Rusinë, elektorati i OBRM-PDUKM-së shkon te kjo parti.