Bogoev: Inteligjenca artificiale do të përmirësojë analizën e rrezikut në doganë

Drejtori i Drejtorisë së doganave, Stefan Bogoev dhe drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare të Shërbimit Doganor të Republikës së Koresë, Yun-Shik Kim, mbajtën takim në kuadër të projektit Implementimi i sistemit për menaxhim me rrezikun dhe depos së të dhënave, i cili financohet nga një grant me vlerë 4.8 milionë dollarë nga Qeveria Koreane.

Vendosja e këtij sistemi i cili do të përdorë inteligjencën artificiale, do të përmirësojë analizën e rrezikut në punën e Drejtorisë së doganave. Përdorimi i inteligjencës artificiale për përzgjedhjen e deklaratave të dyshimta për kontroll është në interes të mbledhjes së më shumë të hyrave në Buxhet, si dhe në parandalimin e krimit dhe korrupsionit. Vendosja e këtij sistemi do të mundësojë shënjestrim më të mirë të deklaratave në të cilat ekziston rreziku i pagesës së detyrimeve në shumë më të vogël, rreziku i shpërndarjes së gabuar doganore ose rreziku i deklarimit të gabuar të origjinës së mallit” , theksoi Bogoev.

Vendimi për ndarjen e grantit nga Qeveria e Koresë pasoi pas një analize trevjeçare të Doganës së Maqedonisë së Veriut, pas së cilës u vendos që si liderë në rajon, ky grant t’i ndahet Drejtorisë së Doganave të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Në këtë drejtim, drejtori i Agjencisë Ndërkombëtare në Shërbimin Doganor të Republikës së Koresë, Yun-Shik Kim,  përshëndeti përpjekjet e ndërmarra nga Dogana e Maqedonisë së Veriut për të rritur efektivitetin e Doganës dhe krijimin e kushteve për konkurrencë më të madhe të ekonomisë së Maqedonisë.

Ekspertët nga Korea prezantuan sistemin informativ për përpunimin e deklaratave doganore, si dhe zgjidhjet softuerike për përpunimin e importit dhe eksportit të dërgesave të vogla në e – tregtinë.

“Shkëmbimi i përvojave në fushën e e –tregtisë është i rëndësishëm në krijimin e politikave me qëllim përmirësimin e trajtimit doganor në këtë fushë, si dhe mbrojtjen më të madhe të interesave financiare, por edhe forcimin e sigurisë së dërgesave të vogla. “, tha Bogoev./KlanMacedonia

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share