Bota ka mbetur e “shokuar” për mënyrën e kremtimit të futbollistëve të Argjentinës pas hyrjes në finalen e madhe të Botërorit në Katar.
Një video me futbollistët argjentinas që duke festuar hudhin bluzën kroate në shportën e mbeturinave është bërë virale nëpër rrjetet sociale.
Bluza hidhet nga një person i panjohur, kurse më pas futbollisti Romero, bashkëlojtari i Perisicit në Totenhem, me shpejtësi e nxjerr jashtë, me siguri i vetëdijshëm se kjo nuk është në rregull.
Videoja është xhiruar nga futbollisti Paulo Dibala që e ka postuar në profilin e tij në TikTok.
Një përvojë të këtillë, argjentinasit patën edhe me kombëtaren e Meksikës, ku Messi u akuzua për mungesë respekti dhe se e ka shkelur bluzën meksikane./KlanMacedonia