JARED KUSHNER DO SHNDËRROJË RELIKËT NË HOTELE LUKSOZE
Ky është investimi më i madh deri më tani nga kompania Affinity Partners. Kushner ka thënë se projekti i tij do të respektojë të gjitha standardet mjedisore për të ruajtur vijën bregdetare, ndërsa Rama tha se kritikët “e mashtrojnë veten” se zona ka qene e mbrojtur ndonjëherë “përveç se nga ushtarët e Enver Hoxhës”. Kushner i ka thënë rrjetit Bloomberg se ai është tërhequr nga ky shtet i vogel ballkanik si një destinacion turistik me rritje të shpejtë.
“Interesi për Shqipërinë më erdhi nga një vizitë në vitin 2021. Isha i intriguar nga e kaluara e ishullit si një zonë e kufizuar ushtarake. Mundësia per investime aty u shfaq rreth një vit më vonë. Unë jam kthyer edhe dy herë të tjera atje që atëherë për të kontrolluar gjërat dhe për t’u siguruar që ndihem rehat. Unë jam gjithnjë e më i emocionuar për potencialin turistik të atij vendi”, tha Kushner.
Hoteli do të operohet nga marka ekskluzive Aman, klientët e së cilës përfshijnë Mark Zuckerberg, Bill Gates dhe Kardashianët.
Agjencia e investimeve e qeverisë shqiptare e drejtuar nga kryeministri pro-SHBA-së Edi Rama ka marrë aplikimin e Kushnerit për projektin e Sazanit nderkohe qe shqyrtimi i dokumentacionit eshte në proces.
Qeveria shqiptare ka mbrojtur propozimet per keto investime nga aleati i tyre kryesor SHBA-së, duke thënë se ato do të sjellin përfitime ekonomike si vende pune dhe një përmirësim të ofertës së tyre kombëtare të turizmit.
“Çdo investitor serioz, veçanërisht nga vendet aleate strategjike të Shqipërisë si Shtetet e Bashkuara, ka një derë të hapur për të kontribuar në rritjen cilësore të turizmit dhe standardet e larta në këtë sektor jetik për ekonominë e vendit”, tha Kumbaro.
Në Shqipëri, Kushner dhe gruaja e tij u shoqëruan nga një arkitekt në vizitën e tyre të fundit. Ata ecën nëpër shtigjet e egra të Sazanit, duke kaluar ndërtesat ushtarake, shkollën dhe kinemanë e shkatërruar.
Kompania Affinity po shikon gjithashtu mundesine per investime edhe në gadishullin e Zvërnecit përballë Sazanit, megjithëse ende nuk është paraqitur aplikimi.