Blloku opozitar: Të hiqet 20% dhe futja e luftimit të korrupsionit në pakon e ndryshimeve Kushtetuese

“Nëse qeveria nuk e pranon, nuk dëshiron t’i bëjë ndryshimet – shumë e thjeshtë. Nuk është problemi ynë. Nëse Qeveria nuk e bën, i bjen se ata nuk duan. Nëse Qeveria nuk dëshiron të bëjë këtë ndryshim, i bie se ata duan të rrinë në Qeveri dhe jo të integrohen në BE. Mendoj se janë çështje hipotetike”.

Kjo është përgjigja në pyetje e disahershme të parashtruar ndaj liderëve të të ashtuquajturit “bllok opozitar”, se nëse nuk pranohet “heqja e 20% dhe futja e luftimit të korrupsionit në pakon e ndryshimeve kushtetuese”, a do të thotë kjo se deputetët e tyre nuk do t’i votojnë ndryshimet kushtetuese?

Ata nuk u përgjigjën troç, duke bërë që përgjegjësia të bie mbi pushtetin.

Gjithashtu thanë se nëse dëshmohet se nuk janë votat e nevojshme për ndryshimet kushtetuese, të shpërndahet Kuvendi dhe vendi të shkojë në zgjedhje.

“Nëse nuk ka shumicë që të votohet faza e parë e ndryshimeve kushtetuese, të shpërndahet Kuvendi dhe të shpallen zgjedhje. Të vijë përbërje e re parlamentare e cila do të sigurojë ardhmërinë evropiane të vendit”, tha Gashi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share