Bllokohen punimet në zonën industriale në Vizbeg/ Banorët: Nëse s’ka zgjidhje, radikalizojmë protestat

Banorët e Vizbegut vazhdojnë të shprehin revoltën e tyrë ndaj ndërtimit të bazës  për asphalt. Duke bllokuar rrugën në zonën industirale Vizbeg ata paralajmëruan institucionet, se në rast se nuk gjejnë zgjidhje për ndalim të punimeve, protestat do t’i radikalizojnë. Banorët thonë se kanë marrë edhe kërcënimë.

”Na kanë sjellur gjërat më kancerogjene, na kan afruar jo më largë se 200-300 metra largë shtëpive dhe bizneseve. A ka ligj dhe shtet që i rregullon këto? Pyes drejtorin për ekologji Hysni Xhemailin, si mund të jepet leje ndërtimi, apeloj deri tek Ministrit i Ekologjis, Izet Mexhiti që në emër të të gjithëve të largohet dhe të shpëtojmë nga ky problem kancerogjen” – tha Emin Gaxha, banor.

Ata thonë se do të protestojnë edhe para institucioneve që kanë dhënë lejen për hapjen e kësaj baze për asphalt pranë shtëpive të tyre.

”Ne këtë ndërtim e konsiderojmë shumë të dëmshëm, dhe në asnjë mënyrë nuk do të tërhiqemi nga kjo protestë, sot protesta u tensionua për arsye të paqarta, është thirrur policia për të intervenuar, policia ishte, pa që nuk ka ndodhur asgjë dhe shkuan. Protestat vazhdojnë gati 2 muaj, dhe do të vazhdojmë deri në hejqen e bazës asfalte nga zona jonë industriale” – tha Dragan Cvetanski-përfaqësues i zonës industriale Stenkovec-Vizbeg.

 Ministri aktual i Ekologjisë, Izet Mexhiti, tha për Klan Maqedoni se dikasteri me të cilin ai drejton po shqyrtohen dokumentacionin për këtë rast. Baza e asfaltit për të cilën tashmë disa muaj alarmojnë banorët, konsiderohet  se është kancerogjene, andaj ata të shqetësuar kërkojnë urgjentisht largimin nga kjo zonë. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share