Janë financuar nga Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë
Ndërsa në tri komunat e tjera në veri Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok po protestohet e kryetarët shqiptar nuk po lejohet që të kryejnë funksionin e tyre brenda objekteve komunale, e njëjta ndalesë nuk po ndodh me kryetarin e Mitrovicës së Veriut Erden Atiq.
Ai ka marrë disa vendime të rëndësishme duke ndërprerë kështu edhe disa ndërtime ilegale.
Punimet i ka ndërprerë komuna e Mitrovicës së veriut e cila funksionon sipas sistemit të Kosovës me arsyetimin se ato punime nuk kishin leje ndërtimi.
Përveçse nuk janë përfillur procedurat ligjore, disa prej këtyre objekteve dyshohet se janë financuar nga Zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë.
Qeveria e Serbisë ka bërë edhe investime të tjera në veri të Kosovës e që më e përfolura ishte lagjja në Kodrën e Diellit në Zveçan.
Për shkak të bojkotit të zgjedhjeve në prill, në krye të katër komunave në veri të Kosovës me shumicë serbe – Mitrovicë e veriut, Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok – tashmë janë shqiptarët.
Kjo edhe ishte tensioneve në veri për çka pritet të shpallen zgjedhje të reja në këto katër komuna.
Tv Klan