Bllokohen kanalet në Shkodër, uji hyn në banesa

Shkodra u përfshi nga reshje të dendura shiu mbrëmjen e së premtes, duke krijuar probleme në disa akse të qytetit.

Pedonalja ishte mbushur nga uji dhe ishte bërë e pakalueshme për shkak të bllokimit të kanalizimeve.

Në mëngjes situata është normalizuar ndërkohë që në orët e mbrëmjes. Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në zonën e Bleranit të Bardhajve në Bashkinë Shkodër.

Mospastrimi i dy kanaleve ka sjellë dëme të shumta në banesat e 30 familjeve të kësaj zone. Kafshë të ngordhura, banesa nën ujë dhe dëme të konsiderueshme në tokat bujqësore.

Banorët hedhin akuza ndaj shtetit për mungesë ndërhyrje dhe ndihen të pasigurtë në banesat e tyre. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share