Transportuesit privatë të përfshirë në Transportin Publik të Linjave sot prej orës 7:00 me më shumë se 30 autobusë protestojnë me bllokimin e plotë të të gjitha akseve rrugore në udhëkryqin te “Mavrovasja”, gjegjësisht bulevardi “Goce Dellçev” dhe bulevardi “Kërste Penov Misirkov”.
Nga transportuesi privat i autobusëve urban “Slloboda Prevoz” thonë se nuk është konfirmuar kohëzgjatje e protestës sepse planifikohet të zgjasë deri në përmbushjen e kërkesave.
Nga atje paralajmërojnë se nëse shpejtë nuk zgjidhen kërkesat e tyre në ditët në vazhdim bllokada do të zgjerohet edhe në pjesë të tjera të rrugëve në Shkup. Në kuadër të aktiviteteve për zgjidhjen e problemit aktual sot “Slloboda prevoz” duhet të realizojë takim me KD të NQP-së, ndërsa gjithashtu përfaqësues të transportuesve privatë do të marrin pjesë në mbledhjen e Këshillit të Qytetit të Shkupit.