Kultivuesit e frutave nga Prespa sot paradite nga ora 10 deri në 12:00 do të mbajnë tubim protestues në vendin e quajtur “Makazi” dhe do ta bllokojnë aksin rrugor rajonal Manastir – Resnjë – Ohër.
Protesta e kultivuesve të frutave organizohet për shkak të dëmshpërblimit të papaguar të dëmeve të shkaktuara nga stuhitë me breshër në plantacionet frutore që nga viti 2016 një pjesë e vitit 2017 dhe 2018.