Bllacë-Shkup: Tuneli si kufij i dytë

SHPEJTËSI E MADHE, AKSIDENTE DHE GRINDJE

Edhe pse një muaj më parë pikërisht ky tunel ia morri jetën tre personave, shoferët që kalojnë prej Kosovë në Maqedoni dhe anasjelltas, nuk mbushen mend.

Tuneli i parë pas kufirit mes Kosovës dhe Maqedonisë u bë si një kufi shtesë. Siç mund ta shihni, me muaj të tërë po punohet në këtë tunel, por nuk po përfundojnë. Duke tentuar që sa më shpejt të kalojnë tunelin, diku para një muaji humbi jetën një familje e tërë. E kamera e jonë xhiroi edhe sot vetura që duan sa më shpejt të kalojnë dhe hyjnë në të kuqe. Pothuajse 30,40% e veturave nuk e respektojnë semaforin që është i vendosur. Edhe sa do zgjasin punimet në këtë tunel nuk e dimë por ajo që është e sigurt është se mund të ketë pasoja dhe viktima edhe më shumë. Kalimtarët që kalojnë shpesh këtë rrugë na thanë se ka pas përleshje fizike për shkak se njëra veturë ja zen rrugën veturës tjetër por siç thash, ka pas edhe viktima.

E kaosin e vërtetë mund ta shihni kur të formohet kolona nga krushqit.

E shenjat nga aksidentet ishin të dukshme menjëherë pas tunelit.

Edhe sot, sikur edhe plot ditë tjera nuk pamë askënd duke punuar në këtë tunel. Pyetëm në Ndërmarrjen publike “Rruget shtetërore të Maqedonisë” se cili është afati përfundimtar kur duhet të përfundojnë punimet, e nga atje na thanë:

“Afati i përfundimit te projektit Shkup-Blacë , rehabilitimin e magjistrales është 11.10.2023. Një pjesë e madhe e kësaj rruge është asfaltuar, por kjo në vend si ta ul numrin e aksidenteve po ndodh e kundërta. Në të shumtën e rasteve mungesa e sinjalizimit adekuat si dhe shpejtësia e madhe shkaktojnë aksidente që jo rrallë herë janë fatale”./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share