Bllaca 99: Përkujtohet 24 vjetori i eksodit të Kosovës

Vendosen kurora me lule në memorialin përkujtimor

Ishte 10 prilli i acartë i vitit 1999.

Mijëra shqiptarë po hypnin në tren në Fushë Kosovë ku ia msyn  drejt kufirit me Maqedoninë e Veriut.

Jo me dëshirë, por  dhunshëm po dëboheshin nga okupatori serb, askush nuk e dinte se si do të përfundonte rruga larg shtëpive të tyre.

Me ditë të tëra qëndruan në pikën kufitare me Maqedoninë në fshatin Bllacë.

Në 24 vjetorin eksodit masiv të popullatës shqiptare, Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka vendosur lule në Memorialin përkujtimor “Bllaca 99”.

“Kjo zhvendosje nuk ka qenë aq e thjeshtë, këtu janë mbajtë me javë të tëra pra burra, gra e fëmijë e pleqë dhe siç e dimë numri i tyre është mbi një milion e gjysmë”
, tha Ramush Haradinaj.

Llogaritet se rreth 440 mijë refugjatë shqiptarë të dëbuar nga forcat serbe, pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, kanë kaluar nëpër kampin e Bllacës.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

Lexo gjithashtu
Total
0
Share