Blinken vizitë zyrtare në Tiranë, DASH: Do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të SHBA me Shqipërinë

“Shqipëria, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë vizitë zyrtare në Tiranë dhe po ashtu në Mynih të Gjermanisë gjatë datave 14 deri në 17 Shkurt.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një njoftim zyrtar, ku thuhet se gjatë vizitës, Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të SHBA-së me Shqipërinë, që e cilëson një partner kyç në stabilitetin e Ballknit Perëndimor si dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 Shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës.

Në Mynih, Sekretari Blinken do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut si pjesë e delegacionit amerikan të kryesuar nga zëvendëspresidentja Kamala Harris. Sekretari do të mbajë takime dypalëshe për të nënvizuar mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës, për të vazhduar diskutimet me partnerët se si të arrihet paqe dhe siguri e qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe për të theksuar angazhimin tonë të palëkundur për sigurinë transatlantike. Sekretari Blinken do të bashkohet gjithashtu me partnerët ndërkombëtarë për një forum publik mbi multilateralizmin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share