Blinken thirrje Kurtit: Ndali menjëherë masat e dhunshme në veri, përqendrohu në dialog

Sekretar amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i ka kërkuar kryeministrit të vendit, Albin Kurti, që të ndalë menjëherë masat, të cilat ai i quajti të dhunshme, dhe të ripërqendrohet në dialog.

Blinken dënoi fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës për të cilat tha se po përshkallëzojnë tensionet në veri.

“Dënojmë fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës që po përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po shtojnë jostabilitetin. I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti  të ndalojë menjëherë këto masa të dhunshme dhe të ripërqendrohet në dialogun e lehtësuar nga BE”, tha Blinken, njofton Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share