Blinken të enjten në Tiranë, kjo është agjenda

Secretary of State Antony Blinken speaks at the U.S. Global Leadership Coalition (USGLC)’s Tribute Celebration, Tuesday, Dec. 5, 2023, in Washington. (AP Photo/Mark Schiefelbein).

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të jetë për vizitë në Tiranë, ku pritet të takohet me kryeministrin e atjeshëm, Edi Ramën dhe kreun e SPAK-ut, Altin Dumanin.

Vizita e Blinkenit në Tiranë do të jetë disa orëshe, ku më pas i njëjti do të niset për në Munich të Gjermanisë, për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, shkruan Euroneës, transmeton Klankosova.tv.

Pas takimit mes Ramës e Blinkenit, mund të ketë edhe një konferencë për shtyp, por që kjo ende nuk është konfirmuar.

Për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit është prioritet, e për këtë një takim Sekretari amerikan i Shtetit do të zhvillojë një takim edhe me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Gjatë qëndrimit në Tiranë sekretari Blinken pritet të takohet edhe me stafin e ambasadës amerikane.

Ardhja në Tiranë për disa orë e Antony Blinken do të shoqërohet edhe me masa të rrepta sigurie nga Policia e Shtetit, ku pritet të ketë disa kufizime në segmentet nga aeroporti i Rinasit në drejtim të kryeqytetit, por edhe brenda Tiranës aty ku Blinken do të lëviz për të zhvilluar takimet.

Antony Blinken do të bëhet Sekretari i gjashtë amerikan i Shtetit që vjen në Shqipëri për një vizitë zyrtare.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share