Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka takuar kryeministrin izraelit, Benyamin Netanyahu.
Ekipi i Netanyahut tha se pas takimit bilateral, do të ketë një takim të zgjeruar me anëtarët e kabinetit të luftës.
Përpara takimit me Netanyahun, Blinken u takua edhe me presidentin izraelit, Isaac Herzog.
Gjatë këtij takimi, Blinken përsëriti mbështetjen amerikane për të drejtën e Izraelit për tu siguruar që sulmet e Hamasit kundër Izraelit të mos mund të përsëriten.
Po ashtu u fol edhe për marrjen e të gjitha masave paraprake të mundshme për të minimizuar dëmin ndaj civilëve.