Blinken për luftën Izrael-Hezbollah: Marrëveshja e armëpushimit do të bëjë ndryshimin të madh

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka folur rreth gjendjes së fundit në Lindjen e Mesme, gjegjësisht të luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut.

Ai thotë se “po, po shohim këto sulme në Bejrut të drejtuara ndaj Hezbollahut”, por “çdo ditë Hezbollahu ka lëshuar raketa në Izrael”.

“Ne po përpiqemi të sigurojmë që marrëveshja e armëpushimit të kalojë dhe të zbatohet”, tha diplomati amerikan dhe shtoi se “kjo është ajo që do të bëjë ndryshimin më të madh”.

Blinken thotë se SHBA-ja ka disa objektiva në Lindjen e Mesme.

I pari është mbështetja e Izraelit në përpjekjet për të siguruar që sulmi i Hamasit më 7 tetor “të mos ndodhë më kurrë”.

I dyti është të sigurohet që konflikti të mos përhapet, shkruan skynews.

Dhe i treti është të sigurohet që të ofrohet ndihmë për civilët që janë të gjenden në mes të luftimeve.

Ndryshe, Izraeli raportohet se së shpejti do të arrijë marrëveshje armëpushimi me Hezbollahun e Libanit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share