Blinken dhe Wang Yi biseduan në telefon për Izraelin dhe Gazën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka përdorur një telefonatë me homologun e tij kinez Wang Yi për të kërkuar ndihmën e Pekinit për të siguruar që konflikti Izrael-Hamas të mos shtrihet në vendet e tjera të Lindjes së Mesme.

Wang tha se Uashingtoni duhet të luajë një rol konstruktiv dhe të përgjegjshëm, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Kur merren me çështjet ndërkombëtare të nxehta, vendet kryesore duhet t’i përmbahen objektivitetit dhe drejtësisë, të ruajnë qetësinë dhe përmbajtjen dhe të marrin drejtimin në respektimin e ligjit ndërkombëtar,” tha Wang.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share