Bletaria: Ndryshimet klimatike ulin prodhimin e mjaltës (Video)

Goce: “Pa bletë nuk ka jetë”

Pa bletë nuk ka jetë, kjo është motoja e bletarit Goce Mircevskit i cili sot ishte në qendër të Shkupit për të promovuar, por edhe për të shitur mjaltin me të cilin biznes merret bashkë me familjen e tij, raporton Klan M.

Ndryshimet klimatike kanë zvogëluar edhe prodhimin e mjaltit, nëse me herët nga një koshere ka nxjerre deri ne 25 KG mjaltë, tre vitet e fundit Goce thotë se nga një koshere ka marrë vetëm 5 kg mjaltë, për dallim me tre vitet e fundit ky vit ka qenë me i mirë.

 “Nëse përmend tre vitet e fundit, nuk do të tërheq bletarë të rinj, sepse mesatarja ishte nën 5 kg për koshere, kanë qenë vite katastrofale, por ky vit ka qenë më i mirë dhe nga një koshere kemi marrë diku nga 10 deri në 11 kilogramë, por në një vit të mirë para gati 20 vitesh, kemi marrë diku midis 20 dhe 25 kilogramë nga një koshere.” – tha Goce Mircevski, bletar.

Goce e përsëritë thënien e Ajnshtajnit se nëse bletët zhduken njerëzimit nuk i mbeten me shume se katër vite jete duke theksuar rolin e bletës ne prodhimin e kulturave bujqësore.

“Ne e dimë që të gjitha pemët, perimet, praktikisht të gjitha frutat varen nga bletët, duke mbledhur nektarin bleta kryen edhe procesin e pllenimit” – tha Mircevski.

Çmimi për një kilogram mjaltë nuk ndryshon shumë nga viti i kaluar, këtë vit një kilogram mjaltë i cilësisë së lartë është 600 denarë, ndërsa Goce thotë se mjalti më i lirë se 600 denarë mund të jetë çdo gjë tjetër por jo mjaltë. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

Lexo gjithashtu
Total
0
Share