Blero dhe Afrona flasin rreth ndarjes së tyre në podcastin “Talk with Afrona”

Blero dhe Afrona kanë folur rreth ndarjes së tyre në podcastin “Talk with Afrona”. Blero ka thënë se ai është fajtori kryesor që u ndan pas 7 viteve.

“Pjesa kryesore e mosfunksionimit të martesës sonë jam unë dhe distanca mes nesh. U desh me ardh në Zvicër edhe unë për të provuar të jetoj këtu, por koha nuk kthehet më. Kokfortësia ime dhe gabimi që i kemi bërë janë faktorët kryesorë”, tha Blero.

Afrona, nga ana e saj, tha se për të ndarjen nuk ka qenë e lehtë.

“Unë kam gabuar shumë që nuk kemi ulur të sqarojmë gjërat. Unë vetëm jam larguar nga jeta jote sepse kam pasur një mllef të brendshëm, vuajtje dhe dëshpërim. Për mua nuk ka qenë e lehtë”, deklaroi Afrona.

Tutje, ajo theksoi se një çift nuk martohet për tu ndarë, por për të qenë bashkë përgjithmonë.

“Ne duhet të falim njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë përpara”, tha Afrona, duke qarë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share