Blerim Sejdiu: Asnjëherë në Maqedoni nuk ka pasur reagime kaq direkte dhe të ashpra nga ndërkombëtarët

Asnjëherë më parë në Maqedoni nuk ka pasur reagime kaq të ashpra dhe direkte nga ndërkombëtarët, konstaton në Klan Debat nënkryetari i Lëvizjes Besa, Blerim Sejdiu. I pyetur për ndryshiet kushtetuese, Sejdiu ritheksoi qëndrimin e partisë së tij se janë pro këtyre ndryshimeve, por që duhet të regullohet edhe çështja e “20 përqindëshit” për shqiptarët.

“Ne si parti politike kërkesat tona i kemi vendosur në bazë të kërkesave të shqiptarëve dhe ajo na determinon neve se çfarë jemi. Ne kemi thënë ‘po ndryshimeve kushtetuese’, nuk iu kemi thënë jo. Por pasi është hapur kjo, pse nuk quhemi shqiptarë?  Çfarë të keqe ka nga kjo? DHe, partia që është në pushtet, këta ne na thonë se nuk është momenti. Pritni se nuk është momenti tani të quhemi shqiptarë. Unë i pyes këta, kur është momenti? Duhet të na tregojnë patjetër se kjo është çështje shumë e rëndësishme”, deklaroi mes tjerash Blerim Sejdiu/KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share