“Është vërtet dëshpëruese të shohësh dikë që promovon me entuziazëm një projekt pa ofruar asnjë kontribut për të”.
Kështu ka shkruar në Facebook, Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, duke reaguar inspektimin e një dite më parë të punëve të zyrtarëve të BDI-së, në Poliklinikën në Saraj, njofton KlanM.
“Poliklinika në Saraj ishte nevojë e kahmotshme e banorëve të Komunës së Sarajit, ndërsa në zgjedhjet lokale të vitit 2017 por edhe ato të 2021, Poliklinika ishte një nga premtimet tona kryesore dhe projekt me prioritet në programin tim parazgjedhorë, projekt të cilin sot këta që po e promovojnë e që dikur e sabotonin duke kundërshtuar kandidaturën time” – shkruan kreu i Sarajit, Blerim Bexheti, duke e ilustruar postimin me pjesë të programit zgjedhor ku një ndër premtimet është edhe Polklinika e Sarajit.
Blerim Bexheti, siç përcjell KlanM, thotë se pas zgjedhjes si kryetar komune bashkë me administratën komunale janë përkushtuar që projekti i Poliklinikës të vitalizohet dhe në bashkëpunim me të gjitha institucionet, sic shkruan në FB, kemi punuar intenzivisht për të kryer fazën më të rëndësishme, që përfundimisht pas të gjitha vonesave dhe ngecjeve, të fillojnë punimet konkrete ndërtuese dhe ky projekt të bëhet realitet.
“Ndërsa sot, promovimi i Poliklinikës nga njerëz pa përfshirje thelbësore në të, vërtet duket si turizëm politik, krijon njëfarë kamuflim përparimi, por nuk mund ta maskon mungesën e përpjekjes dhe përkushtimit të vërtetë” – shkruan në reagimin e tij Kryetari I Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti./KlanMacedonia/