Blerant Ramadani, përfaqësoi ASH-në në programin prestigjioz të Këshillit Amerikan për politikan-lidër të rinj.
“Me kënaqësi përcjellim lajmin se koordinatori kombëtar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Blerant Ramadani, si përfaqësues i Aleancës për Shqiptarët ka marrë pjesë me sukses në programin prestigjioz të Këshillit Amerikan për politikan-lidër të rinj. Gjatë qëndrimit të tij 10-ditor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ramadani ka pasuar një agjendë intensive me takime dhe prezantime nga përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve amerikane dhe ndërkombëtare.
Në këtë kontekst, ai ka shkëmbyer pikëpamje dhe përvoja me përfaqësues nga Departmenti i Shtetit Amerikan, Instituti Nacional Demokratik, ICFJ si dhe ka pasuar takime me kongresmenë dhe përfaqësues të tjerë të njohur nga shteti i Illinois. Gjithashtu, ka pasuar takime me kryetarë dhe senatorë nga ky shtet, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve.
Është e qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleat strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Investimet e vazhdueshme në nivelin e udhëheqjes dhe liderëve të rinj dëshmojnë angazhimin e vazhdueshëm të SHBA-ve në përmirësimin e kapaciteteve të vendit tonë.
Ky program ka për qëllim shkëmbimin dhe prezantimin e përvojave të suksesshme nga Amerika dhe anasjelltas, duke shërbyer si model për zhvillimin dhe avancimin e Maqedonisë së Veriut në skenën ndërkombëtare.” – thuhet në kumtesën e ASH-së. /KlanMacedonia/