Ëndrra e gjithë shqiptarëve, sipas Blendi Fevziut, deri në vitet 90 ka qenë bashkimi i trojeve shqiptare në një shtet. Por nga viti 90, sipas tij, ish presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ka dalur me tezën për një Republikë të Kosovës, e cila ka qenë krejtësisht normale bazuar në rrethanat historike të kohës.
“Kjo ëndërr në Maqedoni është një derivat i konstituimit të shqiptarëve si element shtetformues në Maqedoni. Filloi me Marrëveshjen e Ohrit, me luftën e UÇK-së, natyrisht edhe me përpjekjet që janë bërë më herët dhe përfundon sot simbolikisht, kur një shqiptar vjen në krye të Qeverisë së Maqedonisë”, tha ndër tjera Blendi Fevziu./tvklan.mk