Bjeshkatarët e Tetovës organizuan “Marshin e Pavarësisë”!

Tetovë – Vicë – Kobilicë. Ky është itinerari i Shoqatës Bjeshkatare “Sytë e Sharrit” nga Tetova, për të shënuar 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Është një marsh i vështirë, por organizatorët thonë se i tillë ka qenë edhe rrugëtimi drejt Pavarësisë së Kosovës.

 “Edhe sivjet për të 16-tën herë do të ngjitemi në majën e Kobilicës që është mbi Vejcë. Presim të vijnë Shoqata të ndryshme, pjesëtarë bjeshkatarë të Shoqatave të ndryshme dhe shpresojmë t’ia dalim sepse rruga është pak e vështirë. Ne, qëllimisht e kemi zgjedhur këtë rrugë të vështirë sepse edhe Pavarësia e Kosovës ka qenë shumë e vështirë, me shumë sakrifica, me shumë mundime domethënë ka arritur që të jetë shtet i lire shtet i pavarur”, tha Fatmir Sulejmani, kryetar i SHB “Sytë e Sharrit”.

Marshi ka për të qenë i gjatë. Secili bjeshkatar është pajisur me përgatitjet adekuate dhe ka siguruar ushqimin. Në kthim, pas ngjitjes në majen e Kobilicës parashihet pushimi te shtëpiza e vëllezërve Xhemaili nga fshati Vicë.

Dua të them dhe të falënderoj edhe publikisht Hisen Xhemailin dhe vëllezërit e tij që 16- vjet me radhë  na mirëpresin në shtëpizën e tyre  mbi fshatin Vicë duke na përgatitur çaj mali , duke na përgatitur ushqim vendor dhe kjo është një gjest shumë i mirë, shumë i pëlqyeshëm i cili na bënë borxhli prandaj e falënderojmë nga zemra”, thotë Sulejmani.

Tetovarja Diellza Rushiti, e cila jeton dhe vepron në Kanada, këtë vit u me këtë marsh kremton përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

“Unë jetoj në Kanada dhe sot kam ardhur t`i bashkëngjitem Shoqatës “Sytë e Sharrit” me rastin e 16-vjetorit  të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Sot kemi një manifestim, do të ngjitemi në majen e Kobilicës së bashku me krejt që i shihni pas meje “, tha bjeshkatarja Diellza Rushiti.

“Marshi i Pavarësisë” mbase kishte karakter gjithëshqiptar. Në mesin e bjeshkatarëve që sfidojnë majat malore, përveç nga Tetova kishte edhe nga Kumanova, Shkupi, Tetova, Gostivari dhe Kërçova. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share