Bjellorusët, të shqetësuar nga “Wagner”

Lukashenko garanton: Asnjë rrezik për popullin

Presidenti bjellorus, Aleksandër Llukashenko i bëri thirrje popullit të tij, të mos shqetësohet nga ardhja e mercenarëve të Vagnerit. Në një fjalim me rastin e pavarësisë së vendit në kryeqytetin Minsk, i konsideruari diktator i fundit i Europës, tha se çështja e shpërnguljes së mercenarëve të Vagnerit në Bjellorusi është fryrë.

Lukashenko konfirmoi indirekt dyshimet që krijojnë shqetësim në perëndim, se njësia famëkeqe e akuzuar për krime lufte në zona të ndryshme konflikti po riorganizohet në këtë vend. Shqetësues është në veçanti ngritja e një kampi në rrugën që lidh Minskun me Kievin, ku mund të strehohen deri 15 mijë luftëtarë dhe që mund të hapë ukrainasve një front të ri që mund të godasë drejtpërdrejt kryeqytetin.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share