DOKUMENTET ME EMRIN E RI KUSHTETUES
Afishet “NMK” nga dita e djeshme, përvec se në stacionet e kontrolleve teknike, mund të gjenden edhe nëpër internet ose nëpër marketet lokale. Dy copë shiten për 100 denarë.
Shitësit nëpër rrjetet sociale nuk e bëjnë publike çmimin, por thonë se afishet mund të shërbejnë për t`u vënë në targat e veturave, kurse vozitësit do ta shmangnin rrëmujën dhe procedurat në stacionet për kontroll Teknik.
Afishet që shiten nëpër internet janë identike me ata që jepen nëpër stacionet e kontrolleve teknike.
Çmimi është 50 denarë, kurse mund t`i porosisni edhe në adresë të vendbanimit. Sipas publikimeve, janë të rezistueshme nga ndikime të jashtme, kurse oferta vlen për ngjyrën dhe dimensionet.
Paraprakisht MPB-ja vendosi që afishet me NMK të jenë pa pagesë.
Nga ana tjetër, Qeveria në seancën e fundit, miratoi vendimin me të cilin mundësohet që pa pagesë të bëhet ndërrimi i lejeve të vozitjeve dhe librezave të trafikut që nuk u ka skaduar afati.
Është ngarkuar MPB-ja që t`i ndërmerr të gjitha aktet juridike, ke e gjithë kjo procedurë do të jetë pa kompensim.
Në këtë seancë të qeverisë, gjithashtu është ngarkuar Ministria e Jashtme, që pa kompensime të jepen edhe fletudhëtimet për të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit dhe që kanë nevojë të kthehen për të nxjerrë dokumente të reja të udhëtimit. /tvklan.mk/