“Bitcoin është rrugës për t’u bërë i parëndësishëm”, thonë nga BQE

Banka Qendrore Evropiane (BQE) njoftoi se rritja e fundit në vlerën e kriptomonedhës Bitcoin ishte shkaktuar artificialisht dhe kjo ishte në prag të fillimit të, siç deklaruan, jorelevancës së saj. Kjo do të thotë se është në fillim të rrugës për t’u bërë i parëndësishëm, shkruan The Guardian.

Bankierët e lartë të BQE-së, Ulrich Bindseil dhe Jurgen Schaff kanë kritikuar Bitcoinin për atë që ata besojnë se është bërë një qendër për transaksionet e paligjshme që ata thonë se përbëjnë një rrezik reputacioni për çdo bankë që dëshiron të përfshihet në këtë sektor.

Jo shumë kohë më parë, vlera e Bitcoinit ishte 70 mijë dollarë, që ishte vlera më e lartë e tij, dhe më pas ajo ra në 16 mijë dollarë. Vlera u stabilizua në 20 mijë dollarë. Megjithatë, BQE-ja është e mendimit se ky është një stabilizim i rremë, pra se është rezultat i manipulimit të tregut dhe jo i kërkesës reale.

Ata vunë në dukje se investitorët e mëdhenj në Bitcoin kanë motivin më të madh për të ruajtur euforinë që e rrethon atë dhe se spekulimet kanë shkaktuar një rënie të papritur të vlerës së tij.

“Duke qenë se nuk rezulton i përshtatshëm as si sistem pagese dhe as si mjet investimi, nuk duhet trajtuar në kuadër të rregullores dhe nuk duhet legjitimuar”, kanë përfunduar bankierët e BQE.

Pas kolapsit të madh të fundit të shkëmbimit të kriptomonedhave FTX, autoritetet në mbarë botën po rishqyrtojnë mënyrën e rregullimit të kriptomonedhave.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share