Bislimovski: Nga 10 dhjetori qytetarët do të kenë rrymë më të lirë

“NGROHJA QËNDRORE NË SHKUP DO TË FUNKSIONOJ

Tarifa e lirë e energjisë eletkrike fillon  nga 1 dhjetori nga ora 13 deri në 15 ku shumica e amvisërive do të kenë qasje në të. Këtë e bëri të ditur kreu i Komisionit Rregullator për Energjetik, Marko Bislimoski. Sipas tij tarifa e lirë e energjisë elektrike është një lajm i mirë për gjithë qytetarët e veçanarisht për pensionistët.

Qëllimi i gjithë kësaj është që të merret sa më shumë energji termike nga CHP-ja për të ulur kostot e të gjithë sistemit. TE-TO është i rëndësishëm sepse na siguron energji termike, e cila është dy herë e gjysmë deri në tre herë më e ulët se çmimi i termocentraleve në qytetin e Shkupit”. Komisioni rregullator këmbëngul se do të jetë me një kosto shumë më të ulët dhe siguron se nuk do të devijojnë nga ky synim” – tha Marko Bislimovski, kryetar i KRRE-së.

Bislimoski shtoi se 60-70 për qind e energjisë termike do të merret nga TE-TO për të ruajtur stabilitetin e çmimeve. Energjia elektrike e lirë gjatë ditës u hoq nga 1 janari 2022 kur u vendosën tarifat bllok. Bislimovski poashtu bëri të ditur se këtë vit qytetaërt e Shkupit nuk do të kenë probleme me ngrohjen qëndrore. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share