Bislimoski: Në janar amvisëritë kanë kursim mesatar prej 14 % të energjisë elektrike

Amvisërit e kanë ulur konsumin e përgjithshëm të energjisë elektrike për 14% gjatë muajit janar, dëshmojnë të dhënat, të cilat i ka në dipozicion Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut, që vijnë nga Elektrodistribucioni.

Në përputhje me informatat, konsumi i përgjithshëm i amvisërive në janar të këtij viti ka qenë më shumë se 349 GWh (349.830.666 kWh), ndërsa gjatë të njëjtit muaj të vitit të kaluar është bërë harxhim më i madh i energjisë elektrike, edhe atë 408 GWh.

„Nga janari, që kur edhe hyri në fuqi çmimi i ri i energjisë elektrike, i cili për 99,2 % të amvisërive është më i ulët, vazhdon trendi i përdorimit racional të energjisë elektrike. Secilin muaj i analizojmë të dhënat dhe i masim efektet e bllok tarifave. Edhe kushtet klimatike janë në favor, por është fakt se amvisëritë e përdorin energjinë elektrike në mënyrë racionale, kështu që në janar, konsumi i amvisërive është ulur për 14% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar,“ deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.

Nga data 1 janar, KRRE-ja solli vendim, me të cilin për 20,15 % u ul çmimi i energjisë elektrike për më shumë se 70 mijë kompani të vogla në tregun e rregulluar, ndërsa çmimi për amvisëritë në bllokun e parë u ul për 4,11 %. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share