Bislimi: Në sytë e Kosovës Faton Hajrizi është kriminel!

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka folur për rastin e arratisjes së Faton Harjizit në Serbi. Bislimi, duke komentuar deklarimet politike nga Serbia që fajësojnë Kosovën për vrasjen e një polici serb dhe plagosjen e një tjetri nga Hajrizi, ka thënë se në sytë e Kosovës, Faton Hajrizi, është një kriminel që vendin e ka prapa grilave.

“Për Kosovën, personi që ka ikë është person i dënuar për vepra penale, është kriminel dhe vendin e ka prapa grilave. Në sytë e Kosovës ai është kriminel dhe në narrativën e Kosovës ai e ka vendin në burg”, ka thënë Bislimi.

Ai tutje ka komentuar edhe zgjedhjen e Serbisë nga Faton Hajrizi për t’u arratisur, duke thënë se Serbia shihet si strehë për kriminelët.

“Ai e ka pasur opsionin e ikjes në Greqi. Me Shqipërinë ne kemi kalimin e integruar të kufirit dhe s’kemi asnjë bazë ushtarake. Në anën tjetër e kemi Serbinë, vendin armik, që ka 48 baza ushtarake, dhe është kufiri që ruhet më së miri. Cila është logjika që një person që ik nga burgu dhe kërkon një dalje të sigurt nga Kosova, zgjedh kufirin me të rrezikshëm. Kjo tregon që Serbia e meriton atributin e një vendi të sigurt për kriminel sepse ka marrë emrin e një strehe të kriminelëve”, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka thënë se Faton Harjizi as s’e përfaqëson Qeverinë e Kosovës, s’ka pasur as promovim e as sponzorizim, siç ka pasur Milan Radojiçiqi nga shteti serb.

“Ai s’e përfaqëson Qeverinë e Kosovës, nuk ka pasur as promovim, as sponzorizim sic ka pasur Radojicic. As trjanim në ushtri të Kosovës, as amratim të kompanive tona të prodhimit të armëve sepse nuk i kemi. Ai në Kosovë trajtohet si kriminel, Radojiçiqi në Serbi trajtohet si hero i luftës”, ka thënë Bislimi tutje./Express/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share