Bislimi në Bruksel për aplikimin në BE, pritet nga Varhelyi

Besnik Bislimi ka udhëtuar dje drejt Brukselit.

Sipas njoftimit nga Qeveria, zëvendëskryeministri i parë përgjegjës për Integrim Evropian, Zhvillim e Dialog, ka shkuar në Bruksel për informim e koordinim sa i përket aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE.

Takimet do t’i ketë në Këshill, Parlament e Komision Evropian.

Bislimi do të pritet në një takim nga Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.

Po ashtu, zëvendëskryeministrit do të takohet edhe me zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Vera Jourova.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share