Bisedimet për dinarin të hënën, Lajçak: Marrëveshja duhet të adresohet nga Kurti e Vuçiqi

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur për takimin e sotëm që u zhvillua në Bruksel.

Lajçaku, tha se me dy kryenegociatorët, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin, janë dakorduar që të hënën (më 25 mars) të takohen sërish në Bruksel.

“Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe çështje të tjera, përfshirë ndikimin e vendimit në operacionet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët”, ka shkruar Lajçak, në platformën X.

Kosova dhe Serbia, deri më 22 mars, do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit serb në Kosovë, ndërsa javën e ardhshme do të takohen sërish në Bruksel për diskutimin e opsioneve, tha kryenegociatori i Kosovës në bisedimet me Serbinë, Besnik Bislimi./Reporteri.net/.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share