Bisedimet në Bruksel, Borrelli e shtyn deklarimin për në orën 20:00

Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Josep Borrell, e ka shtyrë për orën 20:00 deklarimin për media.

Ky deklarim i tij ishte planifikuar të bëhet në orën 15:00, mirëpo në faqen zyrtare të BE-së tani është paralajmëruar të mbahet në orën 20:00, raporton Klan Kosova.

Kujtojmë se në një prononcim para gazetarëve, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se bisedimet kanë rezultuar të pasuksesshme, pasi sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të bëjë kompromis.

Deri më tani Kurti nuk është deklaruar për media rreth këtij takimi.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share