Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton ka përfunduar vizitën e tij në Shqipëri dhe është larguar nga vendi ynë.
Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto me Clinton nga aeroporti i Rinasit, teksa ka shkruar edhe fjalët e fundit të ish-Presidentit amerikan para largimit nga Shqipëria.
“Ishte e gjitha e jashtëzakonshme! Nuk do doja të ikja sot dhe po iki duke menduar se emri tjetër i Nju Jorkut është West Albania”. Kështu është shprehur Bill Clinton për Kryeministrin Edi Rama.
/tvklan.al