Të paktën 36 persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë ishullin Havai të Maui.
Autoritetet thonë se është shumë herët për të ditur shkallën e dëmit, por të paktën 270 ndërtesa janë shkatërruar. Qyteti historik i Lahaina, një zonë e famshme turistike në Maui, ka pësuar dëme të mëdha.
Zjarret filluan të martën dhe u përhapën shpejt, të nxitura nga erërat e forta të krijuara nga uragani Dora. Mijëra turistë dhe banorë janë evakuuar në strehimore të improvizuara.
Presidenti i SHBA, Joe Biden i ka shprehur ngushëllimet më të thella për familjet që humbën të dashurit e tyre si pasojë e flakëve.
Zjarret filluan të martën mbrëma pasi erërat e fuqishme nga Uragani Dora, qindra milje në jug-perëndim ndezën flakët në ishujt Havai të Maui dhe Big Island. Që atëherë, situata është përkeqësuar.
Zyrtarët thonë se ekipet po punojnë sa më shumë për të shuar zjarret dhe për të shpëtuar ata që janë në rrezik./tvklan.al