Bilanc tragjik në Gaza: 9 mijë viktima, mes të cilëve 3 mijë e 760 fëmijë të vrarë

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza ka bërë të ditur se numri i viktimave në Rripin e Gazës ka shkuar në 9 mijë e 61 që nga nisja e konfliktit Izrael-Hamas më 7 Tetor. Sipas ministrisë, në bilancin tragjik përfshihen edhe 3 mijë e 760 fëmijë të vrarë.

Ndërkohë, më shumë se 32 mijë persona raportohet se kanë mbetur të plagosur si pasojë e konfliktit.

Ushtria izraelite thotë se po synon infrastrukturën e Hamasit, duke përfshirë tunele dhe raketahedhës. Në terren, pesë beteja kryesore po zhvillohen midis Izraelit dhe Hamasit në veri të Rripit të Gazës.

Nga ana tjetër, më shumë civilë pritet të kalojnë nga Gaza në Egjipt sot pasi pika kufitare Rafah u hap për herë të parë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas. Ashtu si dje, një listë me rreth 500 emra njerëzish që lejohen të kalojnë, e hartuar nga Egjipti, do të vendoset në vendkalim.

Largimi nga Gaza është kritik veçanërisht për ata që kanë nevojë për kujdes mjekësor pasi spitaleve po mbarojnë furnizimet dhe luftimet vazhdojnë./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share