Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin e ndan në tre periudha krijimin dhe veprimtarinë e BDI-së si subjekt politik.
Në fazën e parë sipas Kasamit, përfshihet periudha e para vitit 2002, lufta e UÇK-së e deri në themelimin e BDI-së. Siç thotë Kasami, gjatë kësaj kohe, pjesë e këtij organizimi kanë qenë shumë idealistë, që sollën më pas luftën e 2001-shit.
“Fillet e asaj kanë qenë për çlirimin e territoreve të shqiptarëve të RMV-së. Kjo fazë përfundoi me themelimin e BDI-së. Opinioni e di se nuk ka qenë themelimi i partisë”, tha mes tjerash Kasami.
Faza e dytë sipas Kasamit ka qenë bashkqeverisja me LSDM-në dhe një pjesë me VMRO-në. Ndërsa gjatë priudhës së qeverisjes me VMRO-në e Gruevskit, sipas Ksamit, ka qenë degjenerim.
“Situata degjeneroi nga viti 2008 deri 2014 situata degjeneroi me bashkqeverisjen me VMRO-në, ku si duket krijuan një tjetër përvojë politike”, tha mes tjerash Kasami./KlanMacedonia