Komisioni i krijuar në Ministrinë e Drejtësisë për ndryshimet kushtetuese, sipas Bilall Kasamit nga Lëvizja Besa, ka qenë humbje kohe dhe i panevojshëm.
“Nëse qeveria nuk i ka shumicën e votave të deputetëve është dashur që në fillim të pranojë një fakt të tillë, të japë dorëheqje, të organizojë zgjedhje të parakohshme dhe të sprovojë VMRO-në nga pozicioni i qeverisjes nesër se si do i bëjë ndryshimet kushtetuese”, tha Kasami në Klan Debat me Xhumadije Ibrahimin./KlanMacedonia