Bilall Kasami në Gjermani, takon biznesmenin Lazim Destani

Një delegacion nga Komuna e Tetovës i kryesuar nga kreu i saj, Bilall Kasami kanë vizituar Gjermaninë, ku kanë realizuar një takim me biznesmenin tetovar, Lazim Destani.

Siç thuhet në kumtesën e Komunës së Tetovës, tema e takimit ka qënë thellimi i bashkëpunimit mes kompanisë së drejtuar nga Destani dhe Komunës së Tetovës.

“Komuna e Tetovës dhe z.Destani ndajnë të njëjtin vizion për qytetin e Tetovës, i cili është përkushtimi ndaj punës, zhvillimit dhe transformimit të plotë të Tetovës në një qytet Evropian. Qytetin tonë e shohim si vend me perspektivë, si vend që i duhet zhvillim, andaj ne mirëpresim të gjithë ata që duan të investojnë në qytetin tonë dhe të realizojnë projekte të ndryshme që janë në të mirën e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share