Bilall Kasami i hapur për bashkëpunim me ASH-në

LËVIZJA BESA DO TË PËRKRAH NDRYSHIMET KUSHTETUESE POR ME DISA KUSHTE

Keru i Lëvizjes Besa Bilall Kasami shprehet i hapur për bashkëpunim me opozitën shqiptare rrespektivisht me ASH-në.

”Unë besoj se është i mundur një bashkëpunim opozitar, ne kemi shprehur vullnetin tonë për bashkëpunim me ASH-në. Ne po fuqizohemi çdo ditë e më shum dhe se përfundimisht do të kemi rotacion në qeveri te partitë shqiptare” – tha Kasami.

Sa i përket ndryshimeve kushtetuese dhe heqjes së 20%, Kasami thotë se do të përkrah të njëjtat, por nëse plotësohet disa kushte.

”Nëse do të duhen votat e lëvizjes Besa në Kuvend ata nu do të jenë të pa kushtëzuara” – tha Kasami.

Kasami thotë se partia e tij do të jetë e hapur për çdo gjë që ka të bëjë me interesat e shqiptarëve. /KlanMacedonia/

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share