Bilall Kasami: BDI po ndërmerr hapa në drejtim të tensionimit të situatës në vend

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, sot në promovimin e një rruge në Tetovë, është pyetur në lidhje me skenarët e mundshëm për destabilizimin e vendit.

Kasami tha se “derisa organet e shtetit zbulojnë keqpërdorimet e qeverisë së kaluar, ata marrin hapa për derstabilizimin e situatës”.

Kasami gjithashtu tha se vizita e shefit të CIA-s në rajon, tregoi se ndërkombëtarët nuk do të lejojnë që Ballkani të jetë pjesë e skenarit rus për destabilizim.

“Është informatë që e kanë institucionet shtetërore dhe partnerët ndërkombëtarë. Funksionarët e BDI-së janë të tensionuar, pasi problemet që i kanë me organet e drejtësisë, duhet përfundimisht të japin llogari dhe duhet që mos tentojnë këtë ta mbulojnë me tensionim të situatës. E dini që shumë shpejt në rajon ishte edhe drejtori i CIA-s, i cili me vizitën e tij tregoi që nuk do të tolerojnë që Ballkani të jetë pjesë e skenarit rus për destabilizim”.

“BDI ka treguar që është e gatshme të bashkëpunojë me çdo kënd vetëm për të qenë në pushtet. Në Veles BDI vazhdon të jetë në qeverisje me Të Majtën, në qytetin e Shkupit u kthyen në qeverisje, ku po ashtu E Majta ka rol të rëndësishëm në Qytetin e Shkupit, por ajo që është interes i përbashkët i BDI-së dhe Të Majtës është në dëm të qytetarëve. E Majta ka interesa politike, ndërsa BDI ka interes të mbrojtjes së korrupsionit të tyre sa kanë qenë në qeveri”, tha mes tjerash Kasami.
Lexo gjithashtu
Total
0
Share