Big Mama ka vendosur të vendosë pikë në spekulimet dhe thashethemet që kanë qarkulluar së fundmi rreth shëndetit të saj. Pas udhëtimit në Turqi për angazhime profesionale, këngëtarja u përball me një sfidë shëndetësore që kërkonte ndërhyrje kirurgjikale.
Duke folur me transparencë për situatën e saj, ajo zbuloi se ka kryer një operacion për heqjen e një tëmthit që e kishte shqetësuar për një kohë të gjatë.
“Gjatë qëndrimit tim në një klinikë kirurgjikale në Turqi, ku shkova fillimisht për angazhime të lidhura me emisionin tim, u bënë disa analiza të cilat treguan nevojën për ndërhyrje në lukth,” tha këngëtarja.
Ajo shtoi se mjekët konstatuan se tëmthi duhej të hiqej për të shmangur rreziqe të mëtejshme shëndetësore.