Nuk është më pjesë e federatës gjermane të futbollit
Revolucioni në futbollin gjerman ka nisur pas dështimit në Botëror, ku përfaqësuesja u eliminua për të dytin turne radhazi që në fazën e grupeve. Oliver Bierhoff dha dorëheqjen pas 18 vitesh si drejtor i kombëtareve gjermane. Bierhoff sqaroi se i hap kështu rrugën vendimeve të reja. Falë punës së tij Gjermania u shpall kampione e Botës në 2014, por rezultatet në Botërorët pasradhës ishin zhgënjyes.
Sipas Oliver Bierhoff disa vendime nuk ishin të duhurat. Pas eliminimit edhe trajneri Hansi Flick u pyet për të ardhmen, por tha se nuk ishte momenti të diskutohej diçka e tillë. Opinioni sportiv dhe media në Gjermani e kritikuan paraqitjen e përfaqësueses, që duhet të bëjë gjithçka që mos të zhgënjejë edhe në Europianin e 2024 që do të mbahet pikërisht në këtë vend.
Tv Klan