Bie teleferiku në Turqi, raportohet për 1 viktimë dhe 184 të persona të bllokuar në ajër

Një person humbi jetën, shtatë mbetën të lënduar dhe 184 të bllokuar në ajër, si pasojë e shembjes së teleferikut në Antali të Turqisë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur gjatë natës në një zonë turistike të Antalias. Ekipet shpëtuese po punojnë pa ndërprerje për të shpëtuar 184 personat që kanë mbetur të bllokuar në ajër.

“Ekipet tona të specializuara janë këtu. Dashtë Zoti, ne do t’i shpëtojmë të gjithë brenda një kohe të shkurtër,” tha kryebashkiaku i Antalians, Muhtin Bocek.

Tragjedia me teleferikun ndodhi kur një nga kabinat e sistemit të teleferikut Sarisu-Tunektepe u përplas dhe ra në një zonë shkëmbore ndërsa një nga shtyllat kryesore të teleferikut u shemb, tha ministri i Brendshëm turk Ali Erlikaya.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share