Bie sistemi, qytetarët s’mund të blejnë ilaçe me recetë

FONDIT SHËNDETËSOR: NUK E DIMË QË KA PASUR PROBLEM

Gjatë ditës së djeshme dhe sot në mëngjes qytetarët nuk kanë mundur që të blejnë ilaçe me recetë, e gjithë kjo përshkak se nuk ka funksionuar Sistemi i Fondit Shëndetësor. Nga ky i fundit thonë se nuk janë në dijeni se ka pasur problem të tilla.

“Shumë qytetarë dje dhe sot në mëngjes të cilët kanë dashur të blejnë ilaçe me recetë nuk kanë pasur mundësi pasi që sistemi i Fondit shëndetësor nuk ka funksionuar. Sipas atyre të cilët punojnë në barnatore ndodh shpesh që Sistemi i Fondit Shëndetësor të bie”.

Për këtë ekipi i KlanM  vizitoi në disa barnatore për ta vërtetuar këtë.

“A ka pasur problem edhe ktu? Po ka pasur te gjithë. Në mëngjes ka pasur problem por tash e lëshuan. Pse ka pasur problem? Prej te Fondi ashtu bllokohet. Shpesh ndodh kjo? Po. Kur pensionistët marrin pensionin më shpesh ndodh bllokohet sistemi, ka shumë pacienta. Çfarë bëni në këso raste kur bllokohet sistemi? I kthejmë pacientët. 

Pyetëm edhe qytetarët të cilët thonë që në këso raste ndodh që t’i blejnë ilaçet privatisht.

“Ka ndodhur. Çfarë bënë kur s’ka ilaqe me recetë? Çfarë të bësh, asgjë. Ktheheni prap? Po kthemi ku të shkojmë. I bleni privatisht ose jo? Po privatisht. Sa ilaqe duhet t’i bleni? 3 receta mi ka shkruar, deklaroi një qytetar.

Nga Fondi shënteësor thonë se nuk janë në dijeni se ka pasur ndalesë në ndonjë baranore për dhënien e barnave.

“Barnatoret punojnë me softuerët e tyre të lidhura me sistemin Termini im, gjegjësisht me programet e tyre kompjuterike që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me sistemin e Fondit. Nuk jemi në dijeni që ka pasur ndalesë në ndonjë barnatore për dhënien e barnave me recetë në kurriz të Fondit”, deklaruan për tv KlanM nga Fondi Shëndetësor.

Në disa nga barnorët të cilët pyetëm thonë që sistemi nuk funskionon në periudhën kur ka shumë pacientë të cilët blejnë ilaçe me recetë./KlanMacedonia/

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share