PRODHIMET BUJQËSORE
Gjithnjë e më pak domate, tranguj, mollë, fasule e prodhime tjera bujqësore po prodhohen në vend. Në mënyrë drastike janë ulur prodhimet me të cilët njihej Maqedonia.
Arsyet janë të shumta. Prodhuesit përmendin migrimin, lufta që pamundësoi eksportin në Rusi dhe Ukrainë, por edhe çmimet e ulëta të shitjes kundrejt harxhimeve të mëdha, si dhe cështje të tjera.
“Janë disa faktorë të cilat kanë ndikuar në uljen e prodhimtarisë të përgjithëshme të kulturave që përmendët. Konkretisht që Pollogu ka qenë i njohur për prodhimin e fasulës, për uljen e prodhimtarisë të fasules janë dy faktorë kryesorë të cilët kanë ndikuar në këtë ulje, faktori i parë është ndyshimi i kushteve klimatike që do të thotë ndyshimi i lagështisë relative të ajrit për shkak se fasulja bënë pjesë në grupin e kulturave të familjes fabace dhe në situatë kur kemi temperatura të larta dhe kur kemi lagështi të ulët realative të ajrit nuk kryhet procesi i polinizimit ashtu siç duhet” – tha Alirami Saliu, agronom.
E gjithë kjo ka ndikuar që nëpër tregje të rriten cmimet e prodhimeve bujqësore që prodhohen në vendin tonë.
Për shembull një kilogram domate shkon deri në 130 denarë, trangujt 70 denarë kurse mollët 40 deri 50 denarë për kilogram.
Kjo ka ndikuar që vazhdimisht të ulet fuqia blerëse e qytetarëve.
“Nuk e di, jam shtrejtuar po shihen”.
“Qytetarët e thjesht nuk munden të kalojnë muajin e më lëre ditëve tjera. Shumë janë rritur me parat të cilat tani i marë nuk mundem pesë, gjashtë ditë të jetojë”.
“Tmerr”.
Sipas të dhënave, prodhimi i domateve është ulur për 23%. Në vitin 2022 janë prodhuar mbi 151 ton kurse në vitin 2023 mbi 116 ton.
Jo vetëm kaq. Prodhimi i lulediellit ka rënë për 39.5% kurse trangujt për 34.3%, kurse alarmante paraqitet fakti se prodhimi i mollëve ka rënë për 51.2%. /tvklan.mk/