Turqi: Bie nga çatia sepse po bënte selfie, humb jetën tragjikisht 15-vjeçarja

Një vajzë 15 vjeç ka humbur jetën pasi pasi ra nga çatia e një ndërtese katërkatëshe. Melike Gun Kanavuzlar nga Turqia po përpiqej të kapte telefonin e saj pasi po bënte selfi, por nuk arriti të ruante ekuilibrin duke u rrëzuar.

Kjo ngjarje është kapur nga kamerat e sigurisë që ndërtesat ngjitur kanë pasur. Sipas The Sun, menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia dhe punonjësit mjekësorë dhe vajza u dërgua në gjendje të rëndë në spital.

Melike u transferua në njësinë e kujdesit intensiv në Mugla, por për shkak të plagëve që ajo kishte marrë, adoleshentja ndërroi jetë. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share