Biden zyrtarizon kandidaturën për vitin 2024

U ZOTUA SE DO TE SHEROJE “SHPIRTIN E KOMBIT”

Ashtu sikurse ishte parashikuar presidenti amerikan Joe Biden zyrtarizojë edhe njëhërë rizgjedhjen e tij për vitin 2024. Nëpërmjet një fjalimi kreu i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se do të luftojë për idealet e kombit në një kohë kur edhe ish presidenti amerikan Donald Trump kandidon për president sërish. Një sondazh i fundit tregon se vetëm 47% e demokratëve dëshironin që Biden të rikthehej.

Biden zyrtarizon kandidaturën e tij për presidencialet e 2024. Në një video-mesazh, kreu i shtëpisë së bardhë Biden e cilësoi garën e vitit të ardhshëm si një luftë kundër ekstremizmit republican. Biden argumenton se i duhet më shumë kohë për të realizuar plotësisht zotimin e tij për të rivendosur karakterin e kombit.

”Kur kandidova për president katër vjet më parë, thashë se jemi në një betejë për shpirtin e Amerikës. Dhe ne tani jemi ende. Liria personale është thelbësore për atë që jemi ne si amerikanë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme. Asgjë më e shenjtë. Kjo ka qenë puna e mandatit tim të parë: Të luftojmë për demokracinë tonë. Pyetja me të cilën po përballemi është nëse në vitet në vijim kemi më shumë liri apo më pak liri.  Nuk është koha për të qenë të vetëkënaqur. Kjo është arsyeja pse unë kandidoj për rizgjedhje” – tha Biden.

Videoja u hap me imazhet e aktivistëve të kryengritjes së Kapitolit të 6 janarit 2021, duke protestuar në Gjykatën e Lartë të SHBA. Në fjalimin e tij mes të tjerash Biden u shpreh se estremistët që mbështesin ish presidentit amerikan Donald Trump, janë rreshtuar kundër lirive të kombit amerikan.

SINKRON JOE BIDEN PRESIDENT I SHBA-VE: Kjo nuk duhet të jetë një çështje e kuqe apo blu. Për të mbrojtur të drejtat tona. Për t’u siguruar që të gjithë në këtë vend të trajtohen në mënyrë të barabartë. Dhe që të gjithëve t’u jepet një mundësi e drejtë. Por anembanë vendit, ekstremistët MAGA janë rreshtuar për t’i hequr ato liritë themelore duke diktuar se çfarë vendimesh duhet të marrin njerëzit për kujdesin shëndetësor, vendimet që mund të marrin grate dhe t’u thuash njerëzve se kë mund të duan. Kjo e bën më të vështirë mundësinë për të votuar.

Një pjesë e konsiderueshme e votuesve demokratë kanë treguar se do të preferonin që ai të mos kandidonte. Një sondazh i fundit nga Qendra Associated Press-NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike tregoi se vetëm 47% e demokratëve dëshironin që ai të ishte sërish kandidat për shtëpinë e bardhëe.

Rivali I tij Donald Trump e zyrtarizojë kandidaturën për presidencën amerikane në nëntor 2022. 76-vjeçari mund të futet zyrtarisht në garë, pavarësisht se akuzohet për një krim. Trump është I pari ish president në historinë amerikane që u vendos nën akuza. Ai është deklaruar i pafajshëm për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit dhe konspiracion për rolin e tij të dyshuar në pagesat e parave ndaj dy grave në fund të fushatës së tij presidenciale 2016.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

Lexo gjithashtu
Total
0
Share