LISTA E NON GRATAVE DO TE HARTOHEN EDHE PAS DATES 26 QERSHOR 2022
Presidenti Biden ka vendosur qe te zgjase efektet e urdhrit te tij ekzekutiv per ndeshkimin e te korruptuarve nga Ballkani Perëndimor edhe pas dates 26 qershor 2022. Kjo vendimarrje i jep mundesine departamentit te shtetit dhe atij te thesarit te sanksionojne edhe ne vijim individe te korruptuar nga shtetet ballkanike me ndalim udhetimi per ta dhe familjaret dhe me konfiskim te pasurive te tyre ne territorin amerikan.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka marrë vendimin për shtyrjen e efekteve te urdhrit te tij ekzekutiv per sanksionimin e inivideve nga Ballkani Perëndimor që minojne demokracise dhe destabilizojnë rajonin edhe pas dates 26 qershor 2022. Kjo vendimarrje i jep mundesine autoriteteve amerikane ne vecanti departamentit te shtetit dhe atij te thesarit te sanksionojne ne vijim individe te korruptuar nga shtetet ballkanike me ndalim udhetimi per ta dhe familjaret drejt SHBA-ve dhe me konfiskim te pasurive te tyre ne territorin amerikan.
Ky urdher ekzekutiv hyri ne fuqi fillimisht me datë 8 qershor 2021. Këta individë thekson Biden përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, pengojnë progresin drejt një qeverisje demokratike dhe efektive dhe integrimin e plotë në institucionet euroatlantike. Ne momentin e nenshkrimit te ketij urdhri ekzekutiv nje vit me pare presidenti amerikan theksoi se me kete vendimarrje zgjerohej hapësira gjeografike të regjimit ekzistues të sanksioneve duke përfshirë ne te edhe Shqipërinë. Nder aktet qe perfshijne personalitetet e sanksionuara perfshihen nga SHBA-te edhe keqpërdorimi i pasurisë publike, shpronësimi i pasurive private për përfitime personale ose qëllime politike apo ryshfet, minojnë proceset demokratike ose institucionet, minojnë sigurinë rajonale, ose të përfshirë direkt ose indirekt në akte korrupsioni në Ballkanin Perëndimor. /KlanMacedonia/